Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri ka reaguar rreth heqjes së taksës.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se ofertimi i heqjes së taksës 100% pa kontratën finale për njohje reciproke, ka filluar të prodhoj pasojat e para, shkruan portali arbresh.info
Gjithashtu ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit për Integrime Evropiane, Blerim Reka, i cili, sipasaj Haradinajt, me ofertën e tij po i hap rrugën Serbisë të hyj në Shqipëri.
Postimi i tij i plotë:
Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para.
Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit.
Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik.
RH
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu