Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot Senatorin amerikan, Mike Rounds.
Haradinaj ka thënë se roli i Senatorit Rounds mbetet shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-ve.
“Roli i Senatorit Mike Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe ShBA-së. Është për t’u vlerësuar angazhimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe në Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se ShBA-të janë aleate strategjike e pazëvendësueshme për Kosovën.
“Në takimin që zhvilluam sot në Washington, kërkova mbështetjen e tij ndaj vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...