Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se gastronomia do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se do të ketë ulje të TVSH-së në 8 për qind, ulje të normave tatimore, sistem të ri të pagesave, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, këto edhe disa masa të tjera do të përmirësojnë kushtet e punës.
Postimi i plotë:
Gastronomia, ky sektor vital i ekonomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.
• Ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë
• Reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi
• Ulje të normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%
• Sistem të ri të pagesave tatimore me pasdhënie me këste
• Ndryshim të Ligjit për Zhurma për të mbrojtur bizneset
• Ligj të ri për duhanin sipas sistemit FUMAR – me zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara
Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin. Me 9 shkurt, duke votuar për Koalicionin për Kosovën Fituese 137, nisim kapitullin e ri të një Kosovë me ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme!/Arbresh.info
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...