Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Haradinaj tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare.
“AAK vlerësojnë se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat poashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. AAK=-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtueses”, tha Haradinaj.
Më tutje lideri i AAK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“AAK poashtu i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht të komunitet serbë në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe poashtu mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit. Me këtë rast AAK dhe grupi parlamentar i fton aleatët dhe ata të sigurisë që ta përkrahin Kosovën per ruajtjen e rendit kushtues të Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman