Samiti Brdo-Brijuni kësaj radhe u mbajt në Tiranë dhe aty është ftuar të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.
Ai ka thënë se për prezencën e këtij të fundit, përgjegjësia mbetet tek institucionet që e kanë ftuar.
Lidhur me këtë, kryeministri Ramsuh Haradinaj, nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e presidentit shqiptar, ilir Meta. Por ka thënë se për Kosovën, Dodik mbetet njeri i Putinit.
“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera as të bashkëjetesës, as të turizmit. Ai realisht është një prej figurave më të këqija që ka rajoni. Është një aleat i Putinit. Kjo është bindja që e kemi ne në Kosovë. Dhe, atë e shohim si agjendë të Putinit në Ballkan. Shqipëria ka mirëpritur të gjithë presidentët e të gjitha shteteve, përfshirë edhe të Bosnjës. Nuk du me komentu, por nëse flasim se çka mendon Kosova për Dodikun, Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, tha Haradinaj.
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë