Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Haradinaj tha se gjatë takimit, diskutuan për zhvillimet politike në vend, thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në siguri dhe ekonomi.
Ai vlerësoi rolin e Turqisë në garantimin e sigurisë në vend përmes kontigjentit të saj në KFOR dhe theksoi se si shtet mik, Turqia ka qenë gjithmonë krah Kosovës dhe vazhdon ta mbështesë edhe sot.
Tutje kreu i AAK-së falënderoi ambasadorin për angazhimin e palodhur dhe kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./Arbresh.info/
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...