Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar fshatin Devë të komunës së Gjakovës.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Deva i ka dhënë shumë vendit në çdo periudhë historike.
Ai, ka bërë të ditur se sot AAK-së i është bashkangjitur edhe miku i tij nga ky fshat, Nevruz Deva./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit.
I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva.
Mikut tim Nevruz Deva, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
I lumtur që ai u bashkua në rrugëtimin e përbashkët politik në Aleancë.
AAK si parti e qendrës së djathtë, dita ditës po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve dhe familjeve patriotike që besojnë në Atdheun e fortë, me mirëqenie për të gjithë qytetarët.
RH
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...