Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me anëtarët e kryesisë së Aleancës me të cilët konfirmuan gatishmërinë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin sipas tij, Kosova ka nevojë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Aleanca është e vendosur për ti dhënë vendit drejtimin e duhur, përcjell Arbresh.info.
“Me Kryesinë e Aleancës, konfirmuam gatishmërinë tonë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin Kosova ka nevojë. Me një ekip të përkushtuar dhe një plan të qartë veprimi, jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit tonë drejtimin e duhur drejt zhvillimit dhe prosperitetit”, ka shkruar Haradinaj.
“Plani ynë për Kosovën Fituese është konkret dhe i realizueshëm. Përmes anëtarësimit direkt në NATO dhe zhvillimit të hovshëm ekonomik, do të sigurojmë një të ardhme të mirë për çdo qytetar. AAK me partnerët e koalicionit, janë e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale për sfidat aktuale të vendit”, shtoi Haradinaj.
“Falënderoj anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të çmuar në hartimin e platformës sonë fituese. Së bashku do ta bëjmë realitet vizionin tonë për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...