Google ADS

HANDIKOS shpreson të mos këtë rivlerësim për personat me aftësi të kufizuara

14:23 | 10 Korrik 2024
E.G

Personat me aftësi të kufizuar do të kenë qasje më të lehtë dhe më të mirë në infrastrukturë e shëndetësi, kurse për njohje të statusit të të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, do të ketë vlerësim të përhershëm.

Kështu u tha në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re, ku raportoi zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, si dhe drejtori i shoqatës HANDIKOS, Afrim Maliqi.

“Me rregulloren e re nuk do ketë rivlerësime do ketë vlerësim të përhershme, kjo nënkupton se ne heqim radhën në zyrën e HANDIKOS-it. Nevojat sociale riaftësimin, ripunësimin, do të shkojmë një hap tutje është më rëndësi për këta personat”, tha zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna.

Kurse zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se janë ndarë mjete për nevojat e personave me aftësi të kufizuar.

“3.2 milionë euro janë ndarë për vitin 2024 dhe 3.2 milionë për vitin 2025. Ky buxhet ka qenë nevojë për këta persona ”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha

Kurse Drejtori i Shoqatës HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se sfidë mbetet ende mungesa e një databaze për këta persona por shpresoi që do të ketë një vlërsim të drejtë në këtë proces.

“Na shpresojmë që të do të ketë një vlerësim të drejtë nga komisioni për statusin dhe shpresojmë që nuk do të ketë rivlerësim pasi do të maltretohen këta persona. Ne kemi bërë një draft që të merren informata”, tha Maliqi./rtk/