HANDIKOS në bashkëpunim me The Balkan Forum në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur zbatimin e projektit që ka për qëllim mbrojtjen e ambientit në Kosovë, përmes promovimit të përdorimit të çantave të ripërdorshme, zvogëlimit të përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimëshe dhe mbeturinave plastike, me ç’rast në qendrën tonë janë duke u trajnuar 10 persona me aftësi të kufizuara.
Pas përfundimit të trajnimit, këtyre 10 pjesëmarrëve do t`ju ofrohet mundësia e punësimit me kohë të caktuar apo mundësi vazhdimi, thuhet në njoftimin për media.
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të diskriminuar në fushën e punësimit në Kosovë, prandaj edhe gjithëpërfshirja e tyre duhet të merret parasysh nga çdo institucion publik apo privat, ashtu siç parasheh edhe Ligji për Punësim.
Ky aktivitet mjaft i dobishëm dhe i domosdoshëm po mundësohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e kapitalit njerëzor për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit duke prodhuar qese/strajca të tekstilit të ri-përdorshme”, i cili mbështet nga Zyra Zvicerane në Kosovë.
Mbështetës të tjerë janë: NUKA HOME, Gjirafa, Balkan Green Foundation, Meridian Express, BYQMA dhe LDS. /arbresh.info/

Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...