Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpia e Bardhë kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Në një konferencë për gazetarë, Trump deklaroi se “në Iran tashmë gjithçka është shkatërruar”, duke iu referuar sulmeve të fundit.
Kancelari Merz u shpreh se është ?në të njëjtën linjë? me presidentin amerikan sa i përket largimit të regjimit iranian, duke shtuar se do të diskutohet edhe për hapat që do të ndërmerren pas përfundimit të konfliktit. Ai theksoi se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pjesë e bisedimeve mes Merz dhe Trump ishte edhe marrëveshja tregtare, për të cilën të dy liderët thanë se duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt.
Presidenti Trump kritikoi Mbretëria e Bashkuar dhe kryeministrin Keir Starmer, duke thënë se nuk është i kënaqur me reagimin fillestar të Londrës ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar ka lejuar përdorimin e bazave të saj nga Shtetet e Bashkuara për operacionet ushtarake.
Trump foli edhe për çmimin e naftës, duke paralajmëruar se ai do të mbetet i lartë për një periudhë, por do të ulet sapo situata të stabilizohet.
Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit ka bërë të ditur se si pasojë e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, deri më tani janë regjistruar 787 viktima./rtk
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira