Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot slloganin e fushatës së PDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sllogani i përzgjedhur është “Bashkë. Përpara”, i cili sipas Hamzës përfaqëson qasjen dhe angazhimin e partisë për të ardhmen e vendit.
Në njoftimin e bërë publik në profilin e tij në Facebook, Hamza thekson se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët, dhe se vetëm përmes bashkëpunimit mund të sigurohet zhvillimi i vendit.
“Bashkë. Përpara. Ky është sllogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara”, ka shkruar Hamza në Facebook.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...