Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin Shtetëror të Bursave ku çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se me programet duale të studimit do të integrohet edhe të mësuarit akademik me përvojën praktike në vendin e punës.
“Studentët dhe studimet e secilit do t’i përkrahim, që të rinjtë të kenë më shumë mundësi të studiojnë dhe punojnë në vendin tonë. Unë do ta krijoj Fondin Shtetëror të Bursave dhe çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Me programet duale të studimit do ta integrojmë edhe të mësuarit akademik me përvojën praktike në vendin e punës. Ma Mirë, ma shpejt dhe ma sigurt, të rinjtë do ta gjejnë suksesin në vendin tonë, aty ku janë rritur dhe nuk do ta kërkojnë më të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”, tha Hamza./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...