Kryetari i PDK, Bedri Hamza, është deklaruar para mbledhjes së Kryesisë së partisë, duke theksuar se PDK respekton vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Hamza bëri me dije se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga Albin Kurti. Sipas tij, partia kishte kërkuar që Kryeministri të prishtë verdiktin e gjykatës para çdo takimi për çështjen e presidentit.
“Ne jemi shpreh qartë që PDK e respekton vendimin e Kushtetueses, sepse në këtë vend duhet të respektohen vendimet e gjykatave. Sot kemi mbledhje të Kryesisë, Grupit Parlamentar. Ditëve në vijim presim me pas edhe mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i diskutojmë qëndrimet tona, pozicionin tonë dhe mbi bazën e vendimeve të organeve të PDK’së, ne do të dalim zyrtarisht me qëndrimin tonë”, tha Hamza.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...