Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka mirëpritur sot në kryeqytet presidentin e FIBA Europe, Jorge Garbajosa, një figurë e njohur e basketbollit evropian, dhe drejtorin ekzekutiv të FIBA, Kamil Novak.
Përmes një postimi, Çeku ka bërë të ditur se kjo vizitë thellon bashkëpunimin me FIBA Europe dhe përforcon angazhimin për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.
“Sot në Prishtinë mirëpritëm Presidentin e FIBA Europe, Jorge Garbajosa, një emër i madh i basketbollit evropian dhe drejtorin ekzekutiv të FIBA, Kamil Novak.
Kjo vizitë thellon bashkëpunimin tonë me FIBA Europe dhe fuqizon përkushtimin për rritjen e basketbollit në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Prishtina po pulson nga energjia e basketbollit me FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together, duke e vendosur qytetin tonë në qendër të hartës evropiane të sportit”, shkroi ai./Arbresh.info
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump