Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn ka deklaruar sot para gazetarëve në konferencën e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbahet në Vjenë, se ka progres sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Nga kabineti i tij është lëshuar një cicërime ku thuhet se Hahn ju tha gazetarëve që s’mund të flas për detajet porse ka progres.
“Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të punohet nga liderët e dy shteteve. Ka një progres por është shumë herët që të diskutojmë detajet. E qartësojë se cilado marrëveshje duhet të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë thënë Hahn sot në Vjenë të Austrisë.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...