Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja i shoqëruar nga u.d zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në takim, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Tunç Angili.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe rolin e Turqisë në investimet në Kosovë sidomos në sektorin financiar.
Me këtë rast, Guvernatori Nurboja ka falënderuar Turqinë për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar.
Nga ana tjetër, ambasadori Tunç Angili, ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...