Ambasadorë të vendeve perëndimore të akredituar në Kosovë morën pjesë të enjten në seancën konstituive të Kuvendit, duke shprehur shqetësimin e tyre për ngërçin politik që po e pengon formimin e institucioneve.
Në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili në një postim në platformën “X” ka thënë se bllokimi aktual po e dëmton Kosovën.
“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, ka shkruar Guerot, duke i bërë thirrje politikanëve që të shfrytëzojnë plotësisht orët e mbetura para përfundimit të afatit kushtetues.

“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...