Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të votojnë për kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi por vetëm nëse ai apo ajo s’ka qenë ministër apo ministre e Qeverisë Kurti.
Ai tregoi se ky ka qenë parimi i PDK-së që nga fillimi dhe se do t’i qëndrojnë këtij parimi deri në fund.
“Ne votojmë kandidatë që nuk kanë qenë ministra në Qeverinë Kurti. Ky ka qenë parimi ynë dhe kësaj i qëndrojmë”, tha Gruda në klankosova.
“I takon VV-së që ta propozojë emrin, ne e kemi njohur këtë të drejtë nga fillimi dhe tani jemi në pozicion ku ata duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë që të mos bllokohet formimi i kuvendit”.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...