Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, u shpreh se Gjykata Kushtetuese, ka thënë shprehimisht se nuk mundet që e drejta e partisë fituese për ta propozuar kandidatin për kryetar të kuvendit, të kthehet në mjet bllokimi për kuvendin.
Sipas Grudës, aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se i takon grupit që e propozon kryetarin për kuvend të arrijë marrëveshje, të bëjë kompromis dhe të bëjë konsensus me partitë e tjera për t’i siguruar votat.
“Mendoj që Gjykata Kushtetuese ia ka hedhur fajin komplet Lëvizjes Vetëvendosje për bllokadën katërmujore dhe ia ka përcaktuar se duhet dialog konstruktiv, duhet konsensus dhe kompromis për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit”, tha Gruda në “DPT te Fidani”/
Tutje, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë një lëshim, e që sipas tij, lëshimi nënkupton ndërrimin e kandidatit për kryetar kuvendi.
“Ky duhet të bëjë një lëshim. Duhet ta ndërrojë kandidatin, i ka 48 deputetë, çka kanë më pak ata deputetë se Albulena Haxhiu”, tha ai.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...