Në ditën e pestë të grevës së urisë së minatorëve të Trepçës, 15 minatorë kanë bërë kontrollimin tek qendra mjekësore që gjendet ngjitur me minierën.
Por m minatorëve në Grevë të urisë u janë bashkangjitur edhe gratë e administratës së Trepçës të cilat janë futur në minierë së bashku me minatorët 800 metra nën tokë.
Doktoresha, Bleriana Shabani ka bërë të ditur grevistët kanë kokëdhimbje, mundim dhe tension të lartë.
Përkundër këtyre, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar terapi. Minatorët në gjendje të rënduar po qëndrojnë të shtrirë në horizontin 10, mbi 80 metra lartësi mbidetare 800 metra nën tokë.
Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.
Ndryshe, të premten, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bujar Jashari, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga detyra pas mbledhjes së Bordit mbikëqyrës të Minierës së Trepçës, duke hedhur akuza për presion.
Ndërkaq, dje, Ministria e Ekonomisë ka thënë se është njoftuar me kërkesat e grevistëve më 24 tetor dhe se qeveria ka ndarë mjete një ditë para grevës dhe se ndërmarrja ka ekzekutuar pagat një ditë pasi kishte filluar greva./rtvdukagjini
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...