Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen pas vizitës së saj në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën X, Grenell akuzon Von der Leyen si drejtuese e institucionit më të lartë evropian, se ka heshtur ndërsa Gjykata e Hagës po e mban ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi prej 5 vjetësh në burg.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, shprehet Grenell.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira