Tre persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë në një filialet e operatorit telefonik në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Borovci tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 03;15 të mëngjesit dhe dyshohet se në kasafortë kishe para të gatshme, telefona të rinjë dhe mbushje telefonike.
“Rreth orës 03:15, është raportuar për një rast grabitjeje të ndodhur në një nga filialet e operatorit telefonik, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, janë ngritur dyshimet se tre persona të maskuar, kanë sulmuar sigurimin fizik jashtë objektit dhe më pas kanë depërtuar brenda, prej nga dyshohet se kanë marrë një kasafortë që dyshohet të përmbante para të gatshme, telefona të rinj dhe mbushje telefonike. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Borovci.
Tutje Borovci u ka bërë thirrje qytetarëve që për cdo informacion lidhur me rastin të informoj policinë.
“Policia ka dalë në vendngjarje ndërsa me rekomandimin e prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Grabitje”. Aktualisht policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojmë qytetarët që posedojnë informacione relevante për rastin të bashkëpunojnë me policinë përmes linjës falas 192 apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë”, tha Borovci./Arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit