Sonte është grabitur një dyqan në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Mati 1”.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin arbresh.info.
Nga kjo grabitje, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1. në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë