Një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet se punëtorja e lokalit për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 13.02.2025-15:30. Raportohet se në një lokal një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima femër kosovare, punëtorja e lokalit, për shkak të shqetësimit, ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...