Dy persona janë arrestuar në Istog pasi dyshohet se janë të përfshirë në dy raste të vjedhjeve. Njëri rast dyshohet të jetë me datёn 21.12.2025, nё rrugën “Bekim Berisha” nё Pejё. Ndërkaq në rastin e dytë, të dyshuarit kanë arritur të vjedhin 1 mijë euro nga një lokal i këmbimores nё rrugën “Eliot Engel” gjithashtu nё Pejë.
“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje, ka kuptuar nga viktima e cila ka qenё nё orarin e punёs, se dy persona tё maskuar kanё hyrё nё lokal dhe nёn kёrrcёnimin e mjetit tё mrehtё (thikё), kanё arritur ti marrin nga viktima tё holla nё shumёn prej njёmijё (1000) euro, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Dje policët kanë arritur që rreth orёs 23:00 të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit nё bjeshkёt e Istogut. Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, dy tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...