Pas votimit në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dita e sotme përfaqëson momentin më të rëndësishëm të funksionimit demokratik në vend, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë, pa incidente dhe të organizuar në mënyrë korrekte.
Konjufca u shpreh se qytetarët e Kosovës, përmes votës së lirë, po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen pa probleme dhe në frymë paqësore.
“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Unë uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem. Të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë eksces, në mënyrë paqësore e të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.




Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit