Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të enjten në orën 10:30, gjysmë ore para nisjes së përpjekjes së 45-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Konferenca do të mbahet në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ndërsa temat që do të trajtohen nuk janë bërë të ditura.
Ndryshe, prej më shumë se tre muajsh, procesi i konstituimit është bllokuar për shkak të mungesës së një shumice parlamentare që do të mundësonte zgjedhjen e organeve udhëheqëse të Kuvendit. Ngërçi ka mbetur te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, me Vetëvendosjen që insiston në votim të fshehtë – një mekanizëm që opozita e kundërshton./Arbresh.info
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!