Gjykata Speciale ka njoftuar se pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Christopher Kelly, ka përfunduar edhe procesi i dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër Hashim Thaçit për aktakuzën e dytë për ndërhyrje në drejtësi.
Pas kësaj, Gjykata ka përcaktuar afatet e tjera procedurale, duke i kërkuar Prokurorisë që të mbyll rastin e saj deri me datën 18 mars.
“Pas dëshmisë së dëshmitarit, palët trajtuan çështjet e caktimit të afateve dhe hapat e mëtejshëm në procedurë. Në një urdhër me gojë, Gjykatësi i Vetëm caktoi afatet e mëposhtme, ndër të tjera: ZPS-ja duhet ta mbyllë çështjen e saj deri më 18 mars 2026. Ekipet e Mbrojtjes duhet të paraqesin çdo njoftim të Rregullës 130 (rrëzimin e akuzave) deri më 19 mars 2026. Çdo mocion në mbështetje të njoftimeve të tilla duhet të paraqitet deri më 25 mars 2026.ZPS-ja duhet të paraqesë përgjigjen e saj ndaj çdo mocioni të tillë deri më 1 prill 2026”, thuhet në komunikatë.
Derisa seanca e paraparë për 6 mars është shtyrë dhe do të njoftohet për të njëjtën në ditët në vijim.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...