Procesi gjyqësor në rastin e ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit.
Sot, në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare.
Prokuroria, avokati i viktimave dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i dorëzojnë dosjet përkatëse trupit gjykues.
Pas dorëzimit të dosjeve, pason fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, me ç’rast më pas procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, konsiderohet edhe zyrtarisht i mbyllur, transmeton Klankosova.tv.
Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në Hagë nga nëntori i 2020-tës, duke mos iu ofruar asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës.
Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...