Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19, ka mbajtur takimin e radhës, ku u diskutua rreth gjendjes aktuale me situatën Covid-19 në sistemin gjyqësor, planet e Këshillit lidhur me fillimin e punës në gjyqësor, si dhe prioritetet që do të përcaktohen për trajtimin e rasteve gjyqësore.
Sipas një komunikate të këshillit, pas shumë diskutimeve dhe duke u bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që nga 1 qershori të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, por pa prezencën e mediave dhe publikut, duke zbatuar rekomandimet e IKSHP për masat kundër virusit COVID-19.
“Vendimi i plotë do të publikohet sapo të jetë gati. Anëtarët e KGjK-së, aprovuan draft propozimin për Planin emergjent për menaxhimin e krizës të përgatitur nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Komisioni për Çështje Normative, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbarëvajtjes së punës në sistemin gjyqësor të Kosovës duke iu përshtatur rrethanave emergjente. Gjithashtu, ky Plan mund të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e krizave në të ardhmen duke përfshirë situatat e tjera emergjente shëndetësore, katastrofat natyrore apo rrethanave të kërcënimeve të sigurisë. Gjatë këtij takimi, Këshilli aprovoi njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e tre gjyqtarëve, dy nga Gjykata e Apelit në Prishtinë dhe një në Gjykatën Themelore në Prizren-dega në Dragash.Anëtarët e KGjK-së, shqyrtuan propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për caktimin e ushtruesit të detyrës së Administratorit të Gjykatës dhe dhanë pëlqimin që Drejtori i SKGjK-së të nxjerr vendim për caktimin e ud i Administratorit. Po ashtu, gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm të Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, raportoi për punën e SKGjK-së, për vitin 2019 dhe periudhën janar-maj 2020”, thuhet në njoftim.
Në fund, u aprovua propozimi që gjykatat në Kosovë të mbajnë evidencë dhe të lëshojnë certifikata për personat të cilët janë shpallur fajtorë me aktgjykim të formës së prerë. Ndërsa, pa prezencën e mediave u shqyrtua kërkesa për themelimin e një paneli hetimor.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...