Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 30-vjeçarit F.B., i cili dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., në fshatin Restelicë të Dragashit.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është urdhëruar kryerja e ekzaminimit psikiatrik. Sipas urdhëresës, ekzaminimi duhet të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur, por jo më vonë se dy javë nga data e lëshimit të urdhëresës.
Pas përfundimit, raporti dhe ekspertiza do t’i dorëzohen Prokurorisë Themelore në Prizren dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.
Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila ka kërkuar caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh për të dyshuarin F.B., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2026 në Restelicë të Dragashit, në shtëpinë familjare ku jetonte bashkë me viktimën. Në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se viktima fillimisht është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa më pas është shtrënguar për fyti me duar, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./Arbresh.info
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...