Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit ka prezantuar raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Medina Kadriu, hulumtuese në IKD, ka prezantuar parregullsitë e evidentuara në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Rrjedhja e dokumenteve mund të ketë cenuar dëshmitarët, dhe minimin e besimit të publikut tek ky institucion, tregon transparencën që i nevojitet kësaj gjykate”, deklaroi Kadriu.

Lavdim Makshana, hulumtues në IKD, ka prezantuar rekomandimet për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Transparenca dhe llogaridhënia të zbatohet në përpikëri, dhe të evitojë problemet teknike. Mos dëgjimi i dëshmitarëve, dëgjimi i pjesshëm, problemet në përkthim. Duhet të merren masa ndaj punonjësve që kanë patur obligim mbikëqyrjen e këtyre problemeve, dështime që kanë rrezikuar dëshmitë e dëshmitarëve”, deklaroi Makshana.
Ata bënë thirrje që të respektohet e drejta e të pandehurve, dhe të dorëzohet çfarëdo materiali, pa zvarritje edhe në gjuhën që e kuptojnë të pandehurit, në tri gjuhët zyrtare./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...