Profesori i së drejtës ndërkombëtare penale, Ismet Salihu ka vlerësuar se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e dëmshme si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridik.
Salihu në një intervistë për “Epokën e re” tha se kjo përpjekje për shfuqizimin e Speciales nuk është në të mirë të interesave të Kosovës.
Ai tha se Gjykata Speciale është e pandalshme. Në këtë kontekst, ai tha se edhe nëse Kuvendi i Kosovës do ta miratonte ligjin me anë të të cilit suprimohen ekzistimi dhe puna e Gjykatës Speciale, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale ka të drejtë të shqyrtojë këtë ligj, më pas edhe të anulojë dhe ta shpallë antikushtetues./Epoka e Re
Bislimi akuzon Komunën e Prishtinës për punime pa leje te “I...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...