Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.
Në një përgjigje për Arbresh.info, zyra për media e Speciales nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrës.
“Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, thuhet në përgjigje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares së Gjykatës Speciale.
Haxhiu kishte pasur kritika pas refuzimit që iu bë Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, kishte shkruar Haxhiu.
Ndryshe, Haxhi Thaçi ka vdekur të dielën pas një sëmundje të rëndë.
Ai u varros të martën dhe në ceremoni mortore nuk mori Hashim Thaçi.
Thaçi e vizitoi babain në QKUK./Arbresh.info/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...