Gjykata Komerciale njofton se në tre mujorin e fundit, gjykata ka zgjedhur 1768 lëndë.
Sipas gjykatës, kjo është një rritje signifikante krahasuar me tre mujorin paraprak, ku gjykata ka zgjedhur 944 lëndë, përcjell Arbresh.info.
“Përkushtimi i Gjykatës Komerciale për zgjidhjen efikase të kontesteve komplekse komerciale ështe i dukshëm. Në tremujorin e fundit, gjykata ka zgjidhur 1768 lëndë. Kjo është një rritje signifikante prej 87% krahasuar me tremujorin paraprak, ku gjykata ka zgjidhur 944 lëndë. Rritja përgjatë llojeve të lëndëve është evidente edhe në grafin më poshtë, ku ilustrohet angazhimi i gjykatës në përmirësimin e efikasitetit dhe ofrimin e drejtësisë kualitative për biznese dhe investitorët e huaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...