Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se Serbia do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Gjuriq thotë se nuk ka shpresa se do të ndëshkohen krimet e luftës, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
‘Në qoftë se ata donin për të ndëshkuar këta njerëz, ata nuk do duhej të mbaheshin në pushtet”, ka thënë Gjuriq.
“Nëse duan ta bëjnë këtë, unë mendoj se ata do të kenë motive të caktuara politike, por mendoj se nuk duhet të shpresojmë shumë”, theksoi me tutje Gjuriq.
Duke folur për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e Kuintit, ai tha se Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
“Ne nuk duhet të kemi ndonjë dyshim, ata pajtohen se Kosova është një shtet i pavarur për ta. Serbia është për diskutim dhe kompromis, por nuk do të pranojë vendosjen e njëanshme dhe se askush nuk duhet të ketë dilema për këtë”, ka shtuar Gjuriq.
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...