Pas takimit në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti malazez Milo Gjukanoviq u shpreh mes të tjerash optimist edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Për Gjukanoviqin, përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmuar edhe për ngërçe të tjera në rajon.“E kam fjalën për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi lideri malazez.
“Si fqinj të përgjegjshëm e të interesuar, ne punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë ai. “Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon, së bashku me BE-në, të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Gjukanoviq.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë