Tre persona janë arrestuar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
Tutje ai tha se gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast.
“Ferizaj, 11.09.2025 – rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar. Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja. Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë, dhe për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues.”, thuhet në përgjigjen e Veselit./Arbresh/info/
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...