Të enjten e të premten në Helsinborg të Suedisë, mblidhen shefet e shefat e diplomacisë së 32 shteteve anëtare të NATO-s.
Si para paraqitje për samitin në shtetin suedez të mërkurën në Bruksel, doli para gazetarëve kreu i Aleancës Veri-Atlantike, Mark Rutte.
Derisa foli për vizionin e veprimet për të ardhmen, mes tjerash, sekretari i përgjithshëm u deklarua rreth jetësimit të Planit për Investime të Mbrojtjes së Aleancës që u pajtua në Samitin e Hagës vitin e kaluar e do kristalizohet edhe më shumë në Samitin e Madh të Ankarasë, pas një muaji.
U deklarua edhe për mundësinë e reduktimit gradual të trupave amerikane në Evropë, që sipas tij, është proces që do ndodh në mënyrë të strukturuar e që nuk do ndikojë në planet mbrojtëse të NATO-s.
Ndërkohë, të martën Rutte ishte pjesëmarrës në një takim të madh të Komitetit Ushtarak të NATO-s, në kuadër të një takimi të Shefave të Mbrojtjes së vendeve anëtare.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali amerikan Alexius Grynkewich, foli mes të tjerash edhe për Misionin Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në të cilin e përshkroi se ka përparim të vërtetë me misionin ushtarak, duke krijuar mundësi sipas tij në hapësirën politike.
“Shumë kohë pa postuar”, Ana dhe Kevini shfaqen të lumtur pr...
“E zhgënjyer nga Policia”, Musliu rrëfen detaje nga “rrethim...
Ndryshon afati i qëndrimit për ushtarakët shqiptarë në Bullg...
Filmi “Dua” vlerësohet me çmimin SACD në Festivalin e Filmit...
Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garo...
Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hotin në Rahovec: Bashkimi ynë...