Vjosa Osmani në RTV21 i ka reaguar Albin Kurtit i cili ka deklaruar se ajo ka ambicie politike. Osmani tha se roli i presidentit nuk lidhet me pushtetin ekzekutiv, por me balancimin institucional dhe funksionimin demokratik të shtetit.
Ajo tha se presidenca është institucion që ruan ekuilibrin e pushteteve dhe ndërhyn kur është e nevojshme për të korrigjuar gabime institucionale.
“Institucioni i presidencës nuk do pushtet. Është shtylla që e mban balancën e pushteteve të tjera, e ruan demokracinë në kohë të rënda dhe siguron që kur të tjerët bëjnë gabime, ato të përmirësohen”, tha Osmani.
Ajo shtoi se, nëse do të kishte synim pushtetin ekzekutiv, do të kishte garuar për postin e kryeministres.
“Nëse do të doja pushtet, do të kandidoja për kryeministre. Jam e bindur që ka qenë vullnet i popullit që unë të jem presidente”, u shpreh ajo.
Duke iu përgjigjur deklarimeve të Albin Kurti, Osmani tha:
“Kurti mund të mendojë që është autoritet për interpretimin e Kushtetutës, por nuk është, është Gjykata Kushtetuese. Unë kam marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe e di shumë mirë çfarë po flas. Institucioni i presidencës e mban balancën, këtë e kam bërë”, deklaroi Osmani.
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së
“Shumë kohë pa postuar”, Ana dhe Kevini shfaqen të lumtur pr...