Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për natën e 15 prillit kur telefonoi policinë e Kosovës kur u “rrethua” Skenderaj dhe se të njëjtit iu përgjigjen se “ka shumë vetura të paregjistruara dhe meqë po vjen vera ka numër më të madh të automjeteve”.
Ajo shtoi se ishte e zhgënjyer nga reagimi i policisë dhe se nuk kishte ditur për praninë e mediave në vendngjarje.
“Ky moment për mua ka qenë zhgënjyes me institucionin në këtë rast dhe kjo telefonatë ka zbardhur shumë anomali që s’kisha desh tasa me i verifikuar, pa dashje, nuk ka qenë qëllimi im me nxjerr këtë joseriozitet të Policisë së Kosovës. Asnjëherë s’kam dasht me bë politikë me institucionet e sigurisë, s’kisha dasht me dëgju një komunikim të tillë.
Derisa, shtoi se atë natë kishte shkuar në Skenderaj nga Prishtina rreth orës 1 pasmesnate.
“Isha në shtëpi, dhe më vjen një mesazh një fotografi dhe më thotë një qytetarë hyn lexoj portalet, dhe hyra në media dhe i pashë. Dhe kam shku prej Prishtinës në Skenderaj. As s’e kam ditë që ka media atje fare. Kam shku atje, në momentin e parë, ka ardhur një makinë e Policisë dhe është ndalur para turmës”, tha Musliu
Themelimi i Xhandarmërisë, KFOR-i kërkon koordinim
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...