Gjocaj për Ismet Bogujevcin: Ne ishim me fat që jetuam në kohën tënde

18:11 | 14 Maj 2021

Drejtor i Ansambli “Shota”, Shefqet Gjocaj i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut dhe kolegut të tij, doajenit të këngës popullore shqipe, Ismet Bogujevcit.

Gjocaj, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së varrimit të Bogujevcit e përshkruajti atë si një njëri me vepra të mëdha e thjeshtësi madhështore.

Largimi i Bogujevcit nga kjo botë, sipas Gjocajt, ka lënë një boshllëk të madh në artin dhe kulturën kosovare, shkruan arbresh.info.

“Thjeshtësia jote madhështore nuk më lejon të flas për ty. Madhështia jote nuk kapet dot me fjalë. Ne ishim me fat që jetuam në kohën tënde, nga ti mor nga pak art e fisnikëri. Na le boshllëk me ikjen tënde nga kjo botë. E di që kështu i shtrirë mendon për të gjithë ne, sepse i tillë ishe gjithmonë, më shumë për tjerët se për vete. Jam i sigurt që duhet të mundohemi ta kujtojmë denjësisht çdo herë. Ti e ke përcaktuar piedestalin tënd. Lamtumirë bal, lamtumirë doajen”, u shpreh Gjocaj./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara