Policia e Kosovës, pas verifikimit të video pamjeve ku shihet një autobus duke vozitur në kahun e kundërt, duke rrezikuar veten dhe të tjerët me sjellje të papërgjegjshme në komunikacion në Prishtinë, ka identifikuar dhe sanksionuar kundërvajtësin.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të trafikut rrugor dhe është plotësuar fletëparaqitja përkatëse.
“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kujton se sjelljet e tilla nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit”.
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...