Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte hudhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’
Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvajtjet dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...
Derivatet në Kosovë: Nafta 1.59 €, benzina 1.53 €
Imami shqiptar uron besimtarët për Kurban Bajramin: Më shumë...