AAK-ja me partnerët e koalicionit po mbajnë tubim në qytetin e Podujevës.
E kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se ëndrrën për Kosovën e lirë e fituese, ta vazhdojnë ende, duke e votuar kështu AAK-në me partnerët e koalicionit, transmeton Klankosova.tv.
“Është kënaqësi e madhe me qenë në Llap. Prej një maje mali në Gjakovë, e shoh krejt Kosovën. Unë e di sa të mëdhenj jemi në zemër, por është vend i vogël me mbërri me na nda dikush”, tha Gjini.
“Ju, sikurse unë që e shohim Kosovën prej asaj majës së malit, e kem pasur një ëndërr për Kosovën, dhe e kemi një ëndërr për Kosovën. Ajo ëndërr ka nisur më herët sesa disa mendojnë. Ajo ëndërr ka nisur sikur na prej Gjakovës, edhe ju prej Llapit e Podujevës kemi shkuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ edhe jemi rrëqethur kur e kemi kënduar ‘Besa-Besë’, secili prej nesh. Nuk e kemi kënduar veç pse ka fitu Prishtina e Fadil Vokrri, por ne besa-besë edhe atë fitore në gjakun tonë, në lëkurën tonë e kemi pasur fitoren e Kosovës, e kemi parë ëndërr që Kosova një ditë ka me qenë e lirë, e pavarur, demokratike. E kemi dashur. Ajo fitore nga ka sjell deri te Pavarësia e Kosovës. Unë ju them mos me heq dorë prej asaj ëndrre”.
“Para katër vjetëve, çdo i dyti qytetarë i Kosovës e ka votuar një parti që sot është në pushtet. Ata njerëz i kanë besuar. Ata njerëz janë njerëzit tanë. Kjo nënkupton se ata i kemi vëllezër, motra, kusherinjë, fqinj, kolegë. Ata nuk janë të këqij. Janë njerëz të mirë. Është punë e juaja që me bisedu me këtë vëllezër e motra ‘a po ju duket që është mirë Kosova, në binarët që e ka qit qeveria aktuale’. Nuk është mirë”.
Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e dorëzojnë votën aty ku s’duhet.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...