Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se në Kuvendin e Gjakovës është miratuar Buxheti pë vitin 2020, pa mbështetjen e asamblistëve të PDK-së.
Kjo është arsyeja që Gjini sot ka prishur koalicionin me PDK-në dhe ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve politik të emëruar nga PDK.
“Sot kaloi buxheti i Komunës se Gjakovës për vitin 2020. Gjatë votimit, PDK ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga rradhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, ka shkruar Gjini në Facebook.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157320652836005&id=676666004
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...