Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti nga një bankë komerciale në qytetin e Vitisë me datën 14.10.2022 ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 €.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se dy të dyshuar kosovar E.SH (2004) dhe E.S. (2000) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €.
Dy të dyshuarit me 22.11.2022 janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë tek të cilët në momentin e arrestimit janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës 100 euro të dyshuara si të falsifikuara.
Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Falsifikim i parasë’’ dhe rasti do të dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...