Pavarësisht politikave gjithnjë e më të shtrënguara të imigracionit në Gjermani, mijëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të bashkohen me familjarët e tyre gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Jashtme gjermane, deri në fund të muajit nëntor janë lëshuar gjithsej 101,756 viza për bashkim familjar. Ajo që bie në sy është se shqiptarët (nga Kosova dhe Shqipëria) përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të këtyre aplikimeve.
Shifrat sipas shteteve
Kosova renditet e katërta në listë me 7,143 viza të lëshuara, ndërsa Shqipëria e pesta me 4,426 viza. Në vendet e para qëndrojnë Turqia (14,907), Siria (13,148) dhe India (9,286).
Rregullat e reja dhe përjashtimet
E drejta për bashkim familjar zakonisht përfshin vetëm bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. Megjithatë, një reformë e marsit 2024 ka lejuar që punëtorët e kualifikuar me paga të larta të mund të tërheqin edhe prindërit, me kusht që të sigurojnë jetesën e tyre.
Nga ana tjetër, qeveria gjermane ka pezulluar për dy vite bashkimin familjar për personat me “status mbrojtjeje të kufizuar”, duke lejuar përjashtime vetëm për raste të veçanta vështirësie./rtsh
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...