Republika Federale e Gjermanisë i ka dhuruar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 15 respiratorë, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale.
Në këtë ceremoni po merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, shkruan Arbresh.info.
Zemaj me këtë rast ka falënderuar Gjermaninë që po e mbështet Kosovën në luftën kundër pandemisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë para mediave se janë shumë falënderues për ndihmën që e ka dhënë Gjermania,
“Ju e dini që gjatë pandemisë një numër i madh i pacientëve ka pasur nevojë për trajtim intensiv. Ky nuk është donacioni i parë që marrim nga shtetet tona mike, ne i falënderojmë sinqerisht për të gjithë këtë ndihmë që janë duke bërë për Kosovën. Ne sigurojmë që këto pajisje do të përdoren në mënyrë të rregullt, që të mos kemi nevojë për aparatura të tjera, ne si qytetarë duhet të respektojmë masat për parandalim e virusit”, ka thënë Krasniqi.
“Po e përmendi vlerën e donacionit, ky donacion është 436 mijë euro që vjen nga populli gjerman”, tha ai.

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...